FOTOLAJM/ Konviktet i shkatërroi Irani? Studentët rikthehen te protesta

FOTOLAJM/ Konviktet i shkatërroi Irani? Studentët rikthehen te protesta

11:47, 22/01/2020
A+ Aa A-

Studentët janë rikthyer sërish në protestë. Disa qindra prej tyre janë mbledhur këtë të mërkurë para godinës së Universiteti i Tiranës, bashkë me pankartat “meme”, që ironizojnë marrëveshjen e arritur vitin e kaluar pas protestave masive që nisën në dhjetor 2018.

 “Konviktet janë vetëm fasadë, karta e studentit na doli mashtrim”, thotë njëri prej tyre. “Karta e studentit ka ulje në dyqanet Armani dhe ulje në fotokopjet e letrave. Nuk na ka dhënë ulje te bibliotekat. Kemi vetëm ulje për gjera luksi”.

Një tjetër student, i cili thotë se familja e tij, e cila është me përkrahje sociale, përsëri duhet të paguajë tarifën e plotë. “Unë jam rritur në familje me një prind, ka edhe një vëlla me aftësi të kufizuara, por përsëri duhet ta paguajë tarifën e plotë”, thotë ai. “Të ardhurat e familjes sime janë më të ulëta se ajo që merr mamaja ime për kujdestarinë e vëllait. Edhe vjet tarifa është paguar njëlloj pasi na u tha që pakti për Universitetin hynte në fuqi për këtë vit. Do të vazhdojmë të protestojmë çdo ditë”.

Shumë studentë bojkotuan mësimin të mërkurën, ndërkohë që te Korpusi Universitar u mblodhën një pjesë e tyre. Studentët që bojkotuan vinin nga Fakulteti Ekonomik dhe ai i Drejtësisë.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco