Rikthehet revolta studentore, ja çfarë po ndodh te Filologjiku

Rikthehet revolta studentore, ja çfarë po ndodh te Filologjiku

09:55, 22/01/2020
A+ Aa A-

Studentët prej disa javësh kanë deklaruar se do të rikthehen te protestat masive kundër qeverisë.

Të mërkurën, mbi 500 studentë të revoltuar në Fakultetin Filologjik nisën të brohorasin kundër Paktit për Universitetin.

Ata bojkotuan mësimin dhe bënë thirrje që protestës së tyre t’i bashkohen edhe të tjerët.

Studentët janë grumbulluar pranë Fakultetit dhe në orën 11:00 do t'i drejtohen Korpusit Universitar. Ata kanë bojkotuar mësimin në shenjë protestë kundër paktit për universitetin që sipas tyre është një mashtrim.

Sipas tyre qeveria është në panik nga protesta, ndaj kanë filluar të ndryshojnë edhe oraret e seminareve dhe të aktiviteteve me qëllim pengimin e protestave.

Më poshtë janë pamjet nga kjo protestë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco