Si me tërmetin/ Aplikacionet për ajrin e ndotur në Tiranë bëhen hit

Si me tërmetin/ Aplikacionet për ajrin e ndotur në Tiranë bëhen hit

09:01, 18/01/2020

Këto ditë, në rrjetet sociale mund të shohësh foto që tregojnë se sa i ndotur duket ajri i Tiranës. Një re smogu qëndron mbi kryeqytet gjatë gjithë kohës. Në mbrëmje, pamja bëhet edhe më e rëndë, pasi nën dritat e rrugëve mund të shohësh se çfarë ajri po thithim.

Por njësoj si në rastin e tërmetit, sërish aplikacionet po bëhen të preferuarat e njerëzve për të mësuar më shumë për ndotjen e ajrit. Një prej tyre është aplikacioni zviceran IQAirVisual. Aplikacioni tregon në kohë reale ndotjen në Tiranë. Të dhënat janë shqetësuese, pasi ajri cilësohet i pashëndetshëm.

Në përgjithësi, rajoni ynë është duke vuajtur këto ditë të ftohta problemin e ndotjes së ajrit.

Vitin e shkuar, Numbeo publikoi një listë me qytetet më të ndotura në botë. Tirana rezultonte një nga më të ndoturit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco