Parashikimi i motit sot dhe nesër, 17 - 18 janar 2020

Parashikimi i motit sot dhe nesër, 17 - 18 janar 2020

07:10, 17/01/2020
A+ Aa A-

Sot  moti do të jetë me diell në Jugperëndim dhe prani të mjegullës në Verilindje dhe Juglindje. Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi deri në 6 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,2-0,5 metër në det të hapur. 

Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore  -4/3°C 

Zonat e ulëta  -4/16°C

Zonat bregdetare 3/16°C

Kosova për ditën e premte, 17 janar 2020:

Moti do të jetë me kthjellime dhe praninë e mjegullës së ngrirë. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga -6°C në mëngjes, ndërsa mesdita  deri në 4°C gradë Celcius në mesditë.

E shtunë, 18 janar 2020

Nesër moti do të jetë me kthjellime dhe shtim të vranësirave mesatare. Mjegulla do të mbetet ne Verilindje dhe Juglindje. Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi deri në 6 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,2-0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje të lehtë në mëngjes.
Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore  -3/5°C 

Zonat e ulëta  -2/15°C

Zonat bregdetare 5/14°C

RTSH/ Meteorologe: Rezarta Xhakollari

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco