Hetimet për tërmetin/ Ndërtuesit arratisen, banorët mes katër rrugëve

Hetimet për tërmetin/ Ndërtuesit arratisen, banorët mes katër rrugëve

18:45, 16/01/2020
A+ Aa A-

Pas tërmetit të 26 nëntorit, një bllok banimi në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë është boshatisur totalisht. Bashkia Tiranë vendosur shiritin, duke e shpallur të pabanueshëm.

Sipas asaj që raporton A2 CNN, banorët shprehen se kanë paguar 1200 euro për metër katror për apartamentet, ndërsa ndërtuesi nuk u hap as telefonin.

Një ditë pas lajmit të arrestimit të ish-zyrtarëve te komunave, ndërtuesve dhe arkitektëve, pas shkeljeve që janë gjetur në dosjet e Bashkisë, Prokuroria e Tiranës ka administruar me dhjetëra denoncime që vijnë nga banorë të pallateve të dëmtuara.

Ato do të bëhen pjesë e procesit penal me dëshmitë e tyre, duke kërkuar dëmshpërblim prej atyre që do të provohet se janë përgjegjës për ndërtimet e dobëta që kanë blerë përkundrejt shumave të kripura të banesave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco