Caritasi Tiranë-Durrës, në ndihmë të të goditurve nga tërmeti

Caritasi Tiranë-Durrës, në ndihmë të të goditurve nga tërmeti

14:36, 16/01/2020
A+ Aa A-

Misionarët dhe meshtarët në Dioqezën Tiranë-Durrës po punojnë pareshtur me të gjitha mundësinë që kanë për t’u ardhur në ndihmë, më së pari familjeve me fëmijë, të moshuar dhe me persona me aftësi ndryshe, njoftoi Vatikan News.

Në Shqipëri, Caritasi i kryedioqezës Tiranë- Durrës , bën të ditur se po vazhdon me angazhimin maksimal për ngritjen e kontejnerëve për familjet e mbetura pa shtëpi si shkak i tërmetit të nëntorit 2019. Shumë familje  - thekson Karitasi Tiranës - janë akoma nëpër çadra ose vijojnë të banojnë në shtëpitë e tyre të shpallura të pa banuara.

Misionarët dhe meshtarët në Dioqezën Tiranë-Durrës po punojnë pareshtur me të gjitha mundësinë që kanë për t’u ardhur në ndihmë, më së pari familjeve me fëmijë, të moshuar dhe me persona me aftësi ndryshe. Falë Kongregatave të ndryshme rregulltare të Kishës katolike dhe bamirësve nëpër botë, familje të tëra nëpër Dioqezën tiranë-Durrës që janë prekur nga tërmeti, po mbështeten rregullisht gjatë këtyre ditëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco