5 fluturime drejt Italisë/ Cila është kompania që zëvendëson 'Fly Ernest'

5 fluturime drejt Italisë/ Cila është kompania që zëvendëson 'Fly Ernest'

19:15, 15/01/2020

'Fly Ernest'. kompania ajrore e kthyer në qendër të kritikave ditët e fundit për shkak të një shërbimi jokorrekt ndaj udhëtarëve, vijon të jetë e pezulluar nga Aviacioni Civil Italian.

Por sipas informacioneve më të fundit, një tjetër kompani duket se do ta zëvëndësojë.

Bëhet fjalë për kompaninë e fluturimeve  “low-cost”, Wizz Air, e cila do të ofrojë pesë destinacione të reja nga aeroporti i Rinasit drejt Italisë.

Kompania hungareze do të nisë fluturimet këtë verë nga Tirana me destinacion Milanon, Bolognan, Veronan, Trevison dhe Pisan.

“Wizz Air është e angazhuar fuqimisht në krijimin e mundësive të reja për pasagjerët shqiptarë dhe sot ne jemi të entuziazmuar për të dyfishuar numrin e fluturimeve që kemi në Tiranë dhe njoftojmë pesë rrugë të reja nga kryeqyteti i Shqipërisë për në Itali. Ne besojmë se këto rrugë përfaqësojnë një hap tjetër të rëndësishëm përpara në zgjerimin e rrjetit tonë”,  tha në një deklaratë për shtyp përfaqësuesi i kompanisë, George Michalopoulos.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco