DOKUMENTI-EMRI/ E akuzuar për 'shpërdorim detyre', kryebashkiaku i Tropojës e cakton zëvëndësen e tij

DOKUMENTI-EMRI/ E akuzuar për 'shpërdorim detyre', kryebashkiaku i Tropojës e cakton zëvëndësen e tij

16:44, 15/01/2020

Kryetari i emëruar I Bashkisë Tropojë Rexhë Byberaj emëron në detyrën e zv/kryetares një person që rezulton e përjashtuar nga shërbimi civil me vendim të komisionit mbikëqyrës për shërbimin civil.

Gjithashtu, zonja që merr detyrën e zv Kryetares, Zyra Islamaj është në proces gjyqësor me bashkinë Tropojë nga viti 2016 e akuzuar për shpërdorim detyre, ndërsa në vitin 2017, ndaj saj është bërë kallzim penal nga Kontrolli i Lartë i Shtetit gjatë auditimit të ushtruar në ish komunën Margegaj, ku mbante detyrën e shefes së financës për shpërdorim të detyrës.

Një tjetër shkelje në emërimin e zonjës në fjalë është fakti se ajo drejton edhe komisionin e disiplinës në bashkinë e Tropojës, çka bie ndeshe me ligjin për nëpunësin civil. /Syri.net

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco