Taksa e ndërtesës, 4 dokumentat që pensionisti të mos e paguajë

Taksa e ndërtesës, 4 dokumentat që pensionisti të mos e paguajë

11:32, 15/01/2020
A+ Aa A-

Ujësjellësi i Tiranës ka udhëzuar sot se çfarë duhet të bëjë një pensionist kryefamiljar nëse nuk është përjashtuar nga taksa e ndërtesës.

Sipas UKT, referuar nenit 22 pika 6 e Ligjit nr.9632, date 30.10.2006 "Per sistemin e taksave vendore" i ndryshuar, përjashtohen nga taksa mbi ndërtesën kategoritë si vijon:

pasuritë e paluajtshme-ndërtesa, pronë e subjekteve juridike ose fizike, që në bazë të marrëveshjeve me bashkitë përdoren nga këto të fundit si banesa sociale

ndërtesat që përdoren nga komunitetet fetare, në funksion të veprimtarisë së tyre

ndërtesat e banimit, të deklaruara si vendbanim nga kryefamiljarët që përfitojnë vet?m pension pleqërie/pension social, kur familja e tyre përbëhet vet?m nga pensionistë, ose dhe me persona në ngarkim të tyre, që janë të paaftë për punë

ndërtesat e banimit të kryefamiljarëve që trajtohen me ndihmë ekonomike;

Ndaj për t'u përjashtuar nga taksa, pensionisti duhet të aplikojë pranë njësisë përkatëse administrative, duke paraqitur:

1.Librezë uji ose Faturë uji
2.ID
3.Librezë pensioni
4.Certifikatën e pronësisë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco