Moti në Shqipëri e Kosovë, sot e nesër, 15 -16 janar 2020 Pylli i Fazanit, Maliq, janar 2020

Moti në Shqipëri e Kosovë, sot e nesër, 15 -16 janar 2020

06:50, 15/01/2020
A+ Aa A-

Gadishulli i Ballkanit  vazhdon të dominohet nga zona me presion të lartë atmosferik e cila po mbajn qëndrueshmëri të kushteve atmosferike në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë. 

E mërkurë, 15 janar 2020

E mërkurë, 15 janar 2020 moti do të vijojë i thatë me kthjellime në zonën perëndimore dhe prani të fenomenit të mjegullës përgjatë luginave. Era do të jetë me drejtim Verilindje (NE) me shpejtësi deri në 8-12 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje në mesditë.
Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore  -1/6°C 

Zonat e ulëta  0/17°C

Zonat bregdetare 5/16°C

Kosovë, 15 janar 2020

Kosova për ditën e mërkurë, 15 janar 2020

Moti do të jetë me kthjellime dhe praninë e mjegullës. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga -2°C në mëngjes, ndërsa mesdita  deri në 9°C gradë Celcius në mesditë.

E enjte, 16 janar 2020

E enjte, 16 janar 2020 moti do të mbetet me diell përgjatë ultësirës perëndimore dhe prani të mjegullës përgjatë Verilindjes dhe Juglindjes. Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi deri në 6 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,2-0,5 metër në det të hapur. 
Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore  -3/6°C 

Zonat e ulëta  -1/15°C

Zonat bregdetare 4/16°C

RTSH/ Meteorologe: Rezarta Xhakollari

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco