Greva e kontrollorëve, Alitalia anulon dy fluturime nga Rinasi, ja datat

Greva e kontrollorëve, Alitalia anulon dy fluturime nga Rinasi, ja datat

12:23, 12/01/2020
A+ Aa A-

Në datën 14 Janar, dy fluturime të Alitalia nga Rinasi drejt Italisë do të anulohen më 14 janar.

Lajmin e jep Autoriteti i Aviacionit Civil, i cili sqaron se shkak është bërë greva e lajmëruar e kontrollorëve të trafikut ajror në Itali.

'Autoriteti i Aviacionit Civil njofton të gjithë pasagjerët që do të udhëtojnë drejt Italisë se për shkak të një greve të lajmëruar të kontrollorëve të trafikut ajror në datë 14/01/2020, ora 13:00 me 17:00, do të anulohen fluturimet e Alitalias si më poshtë:

AZ 584 Romë-Tiranë 13:30 AZ 583 Tiranë-Romë 15:45.

Të gjithë pasagjerët që do të fluturojnë drejt Italisë atë ditë, para nisjes në aeroport, këshillohen të informohen pranë kompanisë për statusin e fluturimit të tyre', thuhet në njoftimin e Autoritetit të Aviacionit Civil, në faqen zyrtare.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco