Lajmi i fundit

Kërkesë e opozitës/ Bie seanca e 7 marsit, Sekretariati i Etikës anulon votimin e ligjeve pa kuorum

Londër, shtohet edhe një klasë e re për fëmijët shqiptarë

Londër, shtohet edhe një klasë e re për fëmijët shqiptarë

07:46, 11/01/2020
A+ Aa A-

Është bërë e ditur se më 11 janar shkollat shqipe të shoqatës “Ardhmëria” në Londër të Anglisë hapen për të filluar semestrin e dytë me një program mësimor që përfshin edhe hapjen e një klase të re për fëmijët e diasporës shqiptare, shkruan albinfo.ch.

Shoqata “Ardhmëria” ka njoftuar se këtë të shtunë do të hapen dyert e shkollës shqipe, për të filluar simestrin e dytë (spring term).

I gjithë kolektivi i Shoqatës “Ardhmëria”, nën drejtimin e Lutfi Vatës dhe mësueset e kualifikuara që kur kanë përgatitur një program mësimor, edukativ dhe cilësor për këtë semestër. Këtu përfshihet edhe hapja e një klase të re për fëmijët parashkollorë, të moshës 4.5 – 5.5 , të cilët do të hyjnë në rrugëtimin e mësimit të gjuhës tonë të bukur shqipe nëpërmjet lojërave, pikturave dhe këngëve.

Kujtojmë se autoritetet e Kosovës, në bashkëpunim me ato të Shqipërisë patën dërguar në Londër një sasi librash dhe mjetesh shkollore për t’i konsoliduar shkollat shqipe me mjetet pedagogjike. 

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco