Historia e dhimbshme e 63-vjeçares/ Bëri 3 herë burg dhe më pas…

Historia e dhimbshme e 63-vjeçares/ Bëri 3 herë burg dhe më pas…

22:35, 10/01/2020
A+ Aa A-

Historia e 63-vjeçares, Fatime Fregjaj është sa e vështirë, aq edhe e dhimbshme. Në programin “Historia ime”, ajo ka treguar se babai e ka dhunuar vazhdimisht, e ka detyruar të martohet kur ishte 16 vjeç. Më pas ka kërkuar ndarjen e saj nga bashkëshorti sepse e kishte shitur tek një tjetër familje për 50 mijë lekë.

Në studio, Fatime ka treguar se ka qenë 3 herë në burg dhe është internuar për sjellje të padenjë në shoqëri. Nga martesa e saj e fundit, ajo ka 4 fëmijë. 63-vjeçarja ka rrëfyer motivet që e çuan në burg, por edhe kalvarin e vuajtjeve për shkak të babait.

Fatime: Unë gjuajta atë se goditi vajzën e saj, më erdhi keq se ajo fëmijë i sëmurë si po i binte. Ajo e bëri problem. Më pas, ajo kishte probleme me një shitëse aty, për punë të një x personi.

Mirela Milori: Për çfarë akuze re në burg?

Fatime: Për plagosje.

Mirela Milori: Kë plagose?

Fatime: Shitësen, për punë të kësaj.

Mirela Milori: Sa burg bëre kësaj radhe?

Fatime: 3 vjet në Kosovë.

Pas daljes nga burgu, Fatime tregon se u internua sërish në Shllak.

Mirela Milori: Kur vjen martesa në të cilën ti ke dhe 4 fëmijë? Kush të prezantoi?

Fatime: Një grua që kisha në burg. Por se dija që ishte i sëmurë.

Mirela Milori: Ti martohesh dhe krijon familje?

Fatime: Po!

Mirela Milori: Ti u kujdese dhe për babain me të cilin nuk kishe shkuar kurrë mirë në jetë?

Fatime: Po! Më thoshte në rrugë kryqe vdes dhe në duart e tua nuk vdes, por në duart e mia vdiq.

Mirela Milori: Në duart e tua?

Fatime: Po!

Mirela Milori: Një marrëdhënie e vështirë, por tek e fundit u bëre vajzë për babain tënd pavarësisht të gjithave. E pate të lehtë?

Fatime: I hodha mbas shpine!/tvklan.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco