Parashikimi i motit/ Ja si do jetë koha për ditën e premte

Parashikimi i motit/ Ja si do jetë koha për ditën e premte

23:31, 09/01/2020
A+ Aa A-

Falë kushteve të qëndrueshme atmosferike vendi ynë ka patur dhe do të vazhdoj të ketë deri në fund të ditës mot të thjellët.

Edhe për ditën e premte vendi do të ndikohet nga të njejta kushte atmosferike.

Moti do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin, bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Nesër gjithashtu pritet depërtimi i masave relativisht më të ngrohta duke rritur vlerat e temperaturave kryesisht ato të mëngjesit.

Në këtë mënyrë temperaturat minimale pritet të arrijnë nga -5ºC në relievet malore deri në 5ºC në ato të ulta e bregdetare.

Po ashtu edhe temperaturat e mesditës pritet të kenë rritje duke prekur vlerat nga 11ºC në zonat malore deri dhe 17ºC në ato të ulta e bregdetare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco