Moti në Shqipëri e Kosovë të enjten e të premten Pejë, Kosovë, janar 2020

Moti në Shqipëri e Kosovë të enjten e të premten

07:44, 09/01/2020
A+ Aa A-

Gadishulli i ballkanit vazhdon të jetë në aktivitetin e rrymave ajrore shumë të ftohta kontinentale të cilat po mbajnë në territorin e Shqipërisë dhe Kosovës temperatura të ulëta.

E Enjte 09 Janar 2020

E Enjte dt 09 Janar 2020 moti do të jetë me diell, mjegull përgjatë luginave të lumenjve. Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi deri në bregdet 8  m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,3-0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje graduale në mesditë.
Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore  -8/7°C 

Zonat e ulëta  -7/16°C

Zonat bregdetare 1/14°C

E Enjte 09 Janar 2020

Kosova për ditën e Enjte dt 09 Janar 2020 moti do të jetë me kthjellime, ngrica dhe akull. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga -9°C në mëngjes. ndërsa mesdita  deri në 6°C gradë Celcius në mesditë.

E Premte 10 Janar 2020

E Premte dt 10 Janar 2020 moti do të jetë me kthjellime mjegull përgjatë luginave të lumenjve. Gradualisht në mesditë vranësirat do të vijnë në shtim. Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi deri në 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,3-0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje në të dyja vlerat.
Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore  -3/8°C 

Zonat e ulëta  -1/16°C

Zonat bregdetare 4/15°C

RTSH/ Meteorologe: Rezarta Xhakollari

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco