Parashikimi i kohës për sot dhe nesër, 7 - 8 janar 2020 Në Liqeni I Leqinatit, Rugovë, Pejë. Janar 2020

Parashikimi i kohës për sot dhe nesër, 7 - 8 janar 2020

07:11, 07/01/2020
A+ Aa A-

Europa Verilindore vazhdon të jetë në aktivitetin e rrymave ajrore shumë të ftohta me origjinë polare të cilat po mbajnë në territorin e Shqipërisë dhe Kosovës temperatura shumë të ulëta.

E martë 7 janar 2020

E martë 7 janar 2020 moti do të jetë me diell por i ftohtë. Era do të jetë  me drejtim Verilindje (NE) me shpejtësi 10-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,0-2,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie të ndjeshme.
Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore  -9/4°C 

Zonat e ulëta  -6/11°C

Zonat bregdetare -1/11°C

E Martë 07 Janar 2020

Kosova për ditën e martë 7 Janar 2020 moti do të jetë me kthjellime dhe ngrica me akull. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga -7°C në mëngjes. ndërsa mesdita  deri në 1°C gradë Celcius në mesditë.

E mërkurë 8 janar 2020

E mërkurë 8 janar 2020 moti do të vijojë i thatë dhe i ftohtë. Era do të jetë me drejtim Verilindje (NE) me shpejtësi me të lartë në bregdet 10-15 m/sek në bregdet.  Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0-1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rrijte graduale.
Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore  -8/4°C 

Zonat e ulëta  -5/12°C

Zonat bregdetare 2/13°C

RTSH/ Meteorologe: Rezarta Xhakollari

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco