Shtyhet mësimi nga era e fortë? Ministria: E pavërtetë! Nesër të gjithë në bankat e shkollës

Shtyhet mësimi nga era e fortë? Ministria: E pavërtetë! Nesër të gjithë në bankat e shkollës

22:47, 05/01/2020
A+ Aa A-

Ashtu siç ishte vendosur edhe më herët, nesër rinis në të gjithë vendin viti shkollor dhe akademik.

Në portale ka qarkulluar një lajm se ministrja Besa Shahini ka njoftuar se për shkak të erërave të forta që pushtuan vendin do të shtyhet shkolla, burime për Report TV bëjnë me dije se një informacion tillë është i pavërtetë.

Ministria e Arsimit bën me dije se mësimi do të nisë ditën e nesërme, siç ishte njoftuar edhe më herët.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco