FOTO-VIDEO/ Dëbora zbardh Teqenë e Abaz Aliut, Malin e Tomorrit dhe qytetin e Skraparit

FOTO-VIDEO/ Dëbora zbardh Teqenë e Abaz Aliut, Malin e Tomorrit dhe qytetin e Skraparit

19:42, 05/01/2020
A+ Aa A-

Dëbora e parë, që ka vijuar e pandërprerë prej disa orësh, ka zbardhur Malin e Tomorrit, Teqenë e Abaz Aliut dhe qytetin e Skraparit.

Siç shihet edhe në fotot dhe videon e mëposhtme, bora ka zbardhur të gjithë zonën e Tomorrit, që frekuentohet edhe në stinën e dimrit nga turistë të shumtë.

Peizazhi dimëror që ofron Tomorri është një ndër atraksionet kryesore dimërorë të qarkut të Beratit,që në çdo stinë ka interes të lartë nga vizitorët. E zbardhur nga dëbora është edhe Teqeja e shenjtë e Abaz Aliut, që pret e përcjell çdo vit mijëra pelegrininë në javën e shenjtë.

Edhe qyteti i Skraparit është mbuluar nga flokët e borës, që shihen mbi taracat e shtëpive, në gjethet e pemëve e në lulishten e qytetit.

Si pasojë e reshjeve të rëna gjatë ditës,në Malin e Tomorrit trashësia e dëborës arrin në disa centimetër, ndërkohë që në rrugët e qytetit të Skraparit është e papërfillshme.

Edhe pse drejt Malit të Tomorrit dhe Teqesë së Abaz Aliut dëbora ka arritiur në disa centimetra, rruga është e kalueshme dhe makinat qarkullojnë pa probleme, ndërkohë që temperatura në mal ka arritur në minus 1 gradë celcius pasditen e sotme.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco