Shumë qytetarë të cilët kishin prerë biletat për të udhëtuar me kompaninë e fluturimeve "Fly Ernest", janë përfshirë në një kaos në aeroportin e Rinasit.
Të papërgatitur për këtë situatë, ata janë detyruar të presin me orë të tëra në sportele.
"Unë kam bërë check in-in këta lozin si macja me miun", shprehet një qytetar i cili pret në radhë.
Aviacioni Civil Italian mori vendimin për pezullimin e licensës së 'Fly Ernest' nisur nga vonesat e shumta të avionëve të saj, që përshkonin linjat ajore Shqipëri-Itali si dhe Shqipëri-Ukrainë, por ajo ka nisur bllokimet 10 ditë para afatit të vendosur nga autoritetet e aviacionit.
Ndonëse licenca e tyre është pezulluar prej ditës së sotme, avionët e "Fly Ernest" do të vijojnë punën për shkak të biletave të shitura deri në datë 7 janar drejt Ukrainës dhe deri në 13 Janar drejt shtetit italian.
Në motivacionin për pezullimin e kontratës, Aviacioni Civil Italian shpjegonte se kjo kompani fluturimesh vononte fluturimet për pasagjerët si dhe ngatërronte destinacionin e tyre pa i dhënë në këmbim asnjë lloj dëmshmërblimi financiar dhe pa garantuar mbërritjet e tyre në destinacionin e prenotuar./ Shqiptarja.com
© SYRI.net