Parashikimi/ Si do të jetë 31 Dhjetori, moti për javën e parë të Janarit

Parashikimi/ Si do të jetë 31 Dhjetori, moti për javën e parë të Janarit

18:38, 28/12/2019
A+ Aa A-

Në këto ditë të fundit të vitit, padyshim që një vëmendje të madhe merr dhe parashikimi i motit, pasi më shumë se kurrë njerëzit lëvizin sa në një qytet në një tjetër, për të takuar të afërmit e tyre.

Meterologu i Meteoalb Akil Osmani në një intervistë për Fax News tha se nata e ndërrimit të viteve pritet të jetë e kthjellët por e ftohtë, dhe në shumë zona të vendit, temperaturat do të zbresin në vlera negative.

‘Këto temperatura do të na shoqërojnë deri në ndërrimin e viteve.

Vlerat negative do të jenë të pranishme kryesisht në zonat veriore dhe lindore, në perëndim nuk do të ketë temperatura nën zero gradë celsius.

Gjatë mbrëmjes së sotme do të ketë reshje të pakta bore në juglindje dhe në veri të vedit.

Ngjatë natës së ndërrimit të viteve në zonat malore do të ketë temperature deri në -6 gradë Celsius, pritet të ketë mot të kthjellët gjatë natës dhe ditës.

Sa i takon kryeqytetit temperaturat do të jenë nga 2-8 ose 9 gradë Celsius. Në ditët e para të muajit Janar do të nisë një rritje e lehtë temperaturash, por që do të jenë tipike të muajit’, u shpreh Osmani.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco