SHMU: Edhe nesër, ditë me acar

SHMU: Edhe nesër, ditë me acar

12:57, 28/12/2019
A+ Aa A-

Një tjetër ditë e bukur sot me diell por njëkohësisht e ftohtë. SHMU njoftoi se edhe për ditën e nesërme vendi ynë do të ndikohet nga moti i qëndrueshëm por edhe i acartë njëkohësisht. Dielli do të mbizotërojë përgjatë gjithë ditës duke përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare.

Temperaturat e mëngjesit pritet të arrijnë në zonat malore -6ºC, në ato të ulta -5ºC dhe ato bregdetare 2ºC. Në vlerat e mesditës tempeaturat pritet të arrijnë vlerat 3ºC në zonat malore, 10ºC në ato të ulta dhe 11ºC në ato bregdetare.

Kurse sot, temperaturat e mëngjesit arritën vlerat deri në -5ºC në zonat malore ndërsa për kryeqytetin 0ºC. Në këtë moment, përgjatë territorit ka filluar edhe zhvillimi i vranësirave mesatare ndërsa njëkohësisht ka edhe erë relativisht intensive me drejetim nga kuadrati i veriut dhe shpejtësi mesatare 5-10m/s. Sa i përket temperaturave të mesditës ato nuk i kaluan vlerat prej 4ºC në zonat malore 12ºC në ato të ulta dhe 13ºC në ato bregdetare.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco