Mbyllet legalizimi i kullave të braktisura nga pronarët në Tiranë, si vepruan banorët Banorët e këtyre pallateve

Mbyllet legalizimi i kullave të braktisura nga pronarët në Tiranë, si vepruan banorët

07:50, 28/12/2019
A+ Aa A-

Në ditët e fundit të vitit Kadastra Shqiptare përmbylli procesin e legalizimet për disa pallate të braktisura nga ndërtuesit.

Kështu, Drejtoria e ASHK-së Tirana Veri ka përfunduar procesin e legalizimit për katër kulla të ndërtuara nga subjekti ndërtues “GORA”sh.p.k para 20 viteve në Njësinë Administrative nr.7. Sipërfaqja e ndërtimit për banim shkon në 28.500 m².

Drejtori i Përgjitshëm i Kadastrës Artan Lame i shoqëruar edhe nga ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, kanë shpërndarë lejet e legalizimit për apartamentet që kanë blerë. “Veçantia e këtij rasti, që edhe e ka vënshtirësuar punën tonë, lidhet me faktin se pronari ka vdekur. Në u bëjme thirrje pronarëve që ky është një rast pa pronar që ne po arrijmë ti legalizojmë dhe t’u japim tapitë e shtëpisë këtyre banorëve. Nëse ka të tjerë të këtij lloj, të paraqiten pranë zyrave të Kadastrës për të vijuar procesin e legalizimeve. Në rastin konkret e kemi ndjekur ne.

Fillimisht u munduam ta ndjekim ne vetë me subjektin. Pastaj u interesua dhe Ministria e ngarkuar për zonën znj.Etilda, duke na thënë se aty subjekti nuk është, dhe a mund të vijojmë vetë me qytetarët meqenëse ata nuk kanë kujt t’i drejtohen dhe e mori të gjithë procesin përsipër institucioni. Nëse u bë, u bë vetëm, sepse ju bashkëpunut me institucionin për të plotësuar dkumentacionin”, u shpreh Lame.

Ndërsa u ndal sërisht tek pasojat që la tërmeti i 26 nëntorit, përsa i takon cilësisë së ndërtimit. Ai theksoi se Kadastra nuk merret me certifikimin e objektit.
“Procesi i legalizimeve nuk ka të bëjë më procesin që është për certifikimin e objeteve, por është pjesë e domosdoshme për të për të bërë certifkimin nga pikëpamja e qëndrueshmërisë, sepse pa mbaruar procesin e legalizimit, as mund të shkosh të marrësh një leje për të bërë rregullime, as mund të aplikojë për të bërë sigurimin e objektit sepse kërkon patjetër të kesh tapinë”, është shprehur numri një i Kadastrës, Artan Lame.

"Jam e bindur për të gjithë territorin e Tiranës  nëse ndjekim të njëjtat procedura për të gjitha ato ndërtesa që kanë të njëjtën problematikë me katër kullat në këtë zone”, u shpreh ministrja.

Gjithashtu në njësinë 2, gjedet ndër të tjera edhe një pallat tërësisht i banuar, pas kontrollit rezultoi se është pa leje ndërtimi. Gjendet në proces legalizimi që nga viti 2006. Sa më lart, duke mos patur interes nga subjektet ndërtues si dhe ndodhur në kushtet që banorët kishin deklaruar për legalizim secili apartamentin në prosedim të tij,  morën masa për të vijuar procedurën e legalizimit të këtij ndërtimi informal, në emër të poseduesve sipas akt-marrëveshjeve përkatëse.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco