Parashikimi i motit/ Ja çfarë presim për të shtunën

Parashikimi i motit/ Ja çfarë presim për të shtunën

23:32, 27/12/2019
A+ Aa A-

Reshjet e shiut tani ja kanë lënë vendin motit të kthjellët, por të ftohtë.

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për ditën e shtunë.

Siç bëhet e ditur, temperaturat do të pësojnë ulje të konsiderueshme, ndërsa mund të ketë dhe ngrica.

Më poshtë keni parashikimin e motit për të shtunën:

Reshjet

Të shtunën priten reshje të dobëta në qarqet Kukës, Dibër dhe lokale të dobëta në qarkun Shkodër (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Gjithashtu, priten reshje të dobëta bore në verilindje dhe lindje të vendit.

Image

Temperaturat

Të shtunën temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 6 / 10 °C

në vendet e ulëta: 2 / 9 °C

në vendet malore: -5 / 2 °C

Era

Të shtunën era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco