Parashikimi i motit sot dhe nesër, 27 - 28 dhjetor 2019 Valbonë, dhjetor 2019

Parashikimi i motit sot dhe nesër, 27 - 28 dhjetor 2019

07:29, 27/12/2019
A+ Aa A-

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet  zona me presion të lartë atmosferik dhe masa ajri të ftohta me origjinë Kontinentale të cilat kanë sjellë temperatura të ulëta në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë.

E premte, dt 27 dhjetor 2019.

Moti do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira mesatare deri të dendura. Era do të jetë drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi 8-15 m/sek në bregdet.  Valëzimi do të jetë i forcës 4-5  me lartësi vale 1,0-1,5 metër në det të hapur. Temperaturat janë me rënie.
Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore -1/6°C 

Zonat e ulëta  5/14°C

Zonat bregdetare 6/15°C

Kosova për ditën e premte dt 27 dhjetor 2019 moti do të jetë me vranësira dhe mjegull. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga -2°C në mëngjes deri në 6°C gradë Celcius në mesditë.

E shtunë 28 dhjetor 2019

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira në bregdet, ndërsa në Juglindje – Verilindje do të ketë rreshje bore.
Era do të jetë drejtim Verilindje (NE) me shpejtësi 10-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,3-2,0 metër në det të hapur. Temperaturat  do të jenë me rënie.
Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore  -4/2°C 

Zonat e ulëta  -1/11°C

Zonat bregdetare 4/11°C

RTSH/Meteorologe: Rezarta Xhakollari

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco