Lajmi i fundit

LIVE/ 15 vjet, Shqipëria në NATO - Flet Kryetari i PD, Sali Berisha

VIDEO/ 'Kur isha 12 vjeçe, njerka më futi duart në fyt', historia e dhimbshme e Borës

VIDEO/ 'Kur isha 12 vjeçe, njerka më futi duart në fyt', historia e dhimbshme e Borës

17:03, 26/12/2019
A+ Aa A-

“Historia ime” në Tv Klan ka sjellë sot historinë e dhimbshme të Bora Avdias. Ajo është ndarë nga bashkëshorti i saj dhe është nënë e katër fëmijëve. Prej 3 vitesh endet rrugëve së bashku me fëmijët.

Vuajtjet e saj nisin që në fëmijëri, kur pas ndarjes së prindërve, babai martohet me një tjetër grua, e cila e dhunonte vazhdimisht. Si pasojë e torturave të vazhdueshme, ajo largohet nga shtëpia. Më pas u njoh me ish-bashkëshortin, por dhe ai nisi ta dhunonte, dhe sot Bora ka urdhër-mbrojtje.

Gazetarja: Nga je ti Bora?

Bora: Unë jam tropojane, kam jetuar në Tiranë, familja ime u divorcua.

Gazetarja: Prindërit e tu u divorcuan?

Bora: Po, dhe mami më la me babin. U rrita me babin. Pastaj erdhi një grua tjetër, u martua babi.

Gazetarja: Erdhi një njerkë në shtëpi?

Bora: Po! Kur erdhi ajo filloi dajaku, debatet, se babi s’më prekte asnjëherë. Babi im është njeri shumë i mirë, por kur u martua me atë dhe babi ndryshoi komplet. Durova dajakun, durova tubin e ujit, telin e korentit, i durova të gjitha.

Gazetarja: Të torturonte me mënyrat më ç’njerrëzore?

Bora: Po dhe për ditëlindjen time kur bëra 12 vjeçe, njerka më futi duart në fyt. Se harroj kurrë deri ditën kur të vdes, se ka qenë ditëlindja ime. Pastaj ika tek Kisha e Laçit. /tvklan.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco