Taksa e ndërtesës, UKT: Ç'duhet të bëni kur sipërfaqen e keni gabim

Taksa e ndërtesës, UKT: Ç'duhet të bëni kur sipërfaqen e keni gabim

11:51, 21/12/2019
A+ Aa A-

Çfarë duhet të bëjë qytetari nëse në formularin e vetëdeklarimit për taksën e ndërtesës rezulton se sipërfaqja e banesës nuk është e saktë?

Ujësjellës Kanalizime sqaroi sot se në këtë rast është e nevojshme që qyetari të aplikojë për saktësimin e të dhënave pranë çdo PIKA UKT nëse paraprakisht e ka kryer vetëdeklarimin. Në këtë rast mjafton të keni me vete librezën e ujit dhe një dokument identifikimi.

Në rastin kur qytetari nuk e ka kryer vetëdeklarimin për taksën e ndërtesës, qytetarët janë të lutur të përmbushin këtë detyrim ligjor, duke dorëzuar pranë PIKA UKT dokumentacionin e nevojshëm, ID, Librezën e ujit, Certifikatën e Pronësisë bashkë me kartelën shoqëruese.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco