Reshje intensive shiu dhe rrezik për përmbytje/ Çfarë rezervon moti për nesër

Reshje intensive shiu dhe rrezik për përmbytje/ Çfarë rezervon moti për nesër

23:19, 20/12/2019
A+ Aa A-

E shtunë, 21 Dhjetor 2019. Parashikimi i Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit – IGJEUM

RESHJET

Nesër (e shtunë, dt. 21), priten reshje shumë intensive në qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër. Në qarqet e tjera priten reshje intensive dhe mesatare (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata në të gjithë vendin. 

PARASHIKIM PËR PËRMBYTJE 

Sipas llogaritjeve të IGJEUM, përgjatë datave (e shtunë, dt. 21) dhe (e diel, dt. 22) priten reshje shumë intensive, pothuajse në të gjithë territorin, por edhe jashtë kufijve shtetërorë, në basenin e lumit Vjosa. Reshjet maksimale i kalojnë vlerat e 100 mm në 24 orë. 

Nga llogaritjet e fundit këto reshje mund të sjellin rritje të rrezikshme të prurjeve në lumenjtë e mëdhenj dhe të mesëm Ishëm, Erzen, Shkumbin, Seman dhe Vjosë. Lumenjtë dhe përrenjë e vegjël mund të shfaqin probleme me përmbytje lokale ose përmbytje urbane në varësi të gjendjes së kanalizimeve në disa nga qytetet kryesore (Tiranë, Elbasan, Lezhë, Durrës, Korçë, Vlorë, Fier dhe Gjirokastër). 

Nga llogaritjet hidrologjike rezulton se, me parashikimin e sasisë së këtyre reshjeve, në pjesët fushore të këtyre lumenjve në keto qarqe ka mundësi për përmbytje lokale dhe prurje të larta kryesisht përgjatë fundjavës. 

Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve më të fundit dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve. 

TEMPERATURAT

Nesër (e shtunë, dt. 21) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 11 / 17 °C,

në vendet e ulëta: 10 / 16 °C,

në vendet malore: 6 / 12 °C 

ERA

Nesër (e shtunë, dt. 21) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet deri shumë e fortë.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco