Reshje intensive dhe përmbytje/ Çfarë paralajmëron IGJEUM për fundjavë

Reshje intensive dhe përmbytje/ Çfarë paralajmëron IGJEUM për fundjavë

19:15, 20/12/2019
A+ Aa A-

Reshjet  e shiut që kanë prekur territorin tonë ditën e sotme, do të vijojnë edhe gjatë dy ditëve në vijim, 21 dhe 22 dhjetor.

Sipas Institutit të Gjeoshkencës, nesër dhe pasnesër priten reshje shumë intensive në të gjithë territorin, që pritet t’i kalojnë vlerat e 100 mm në 24 orë.

IGJEUM paralajmëron edhe për rrezik përmbytjesh, si shkak i prurjeve në lumenjtë e mëdhenj dhe të mesëm Ishëm, Erzen, Shkumbin, Seman dhe Vjosë.

“Sipas llogaritjeve të IGJEUM, përgjatë datave (e shtunë, dt. 21) dhe (e diel, dt. 22) priten reshje shumë intensive, pothuajse në të gjithë territorin, por edhe jashtë kufijve shtetërorë, në basenin e lumit Vjosa. Reshjet maksimale i kalojnë vlerat e 100 mm në 24 orë. Nga llogaritjet e fundit këto reshje mund të sjellin rritje të rrezikshme të prurjeve në lumenjtë e mëdhenj dhe të mesëm Ishëm, Erzen, Shkumbin, Seman dhe Vjosë. Lumenjtë dhe përrenjë e vegjël mund të shfaqin probleme me përmbytje lokale ose përmbytje urbane në varësi të gjendjes së kanalizimeve në disa nga qytetet kryesore (Tiranë, Elbasan, Lezhë, Durrës, Korçë, Vlorë, Fier dhe Gjirokastër). Nga llogaritjet hidrologjike rezulton se, me parashikimin e sasisë së këtyre reshjeve, në pjesët fushore të këtyre lumenjve në keto qarqe ka mundësi për përmbytje lokale dhe prurje të larta kryesisht përgjatë fundjavës”, shkruan IGJEUM në buletinin e tij.

.Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco