Gjesti i pazakontë i mësueses italiane, ja çfarë bën për nxënësen shqiptare dhe familjen e saj pasi u dëbuan

Gjesti i pazakontë i mësueses italiane, ja çfarë bën për nxënësen shqiptare dhe familjen e saj pasi u dëbuan

17:03, 20/12/2019
A+ Aa A-

Një gjest i jashtëzakonshëm bujarie dhe civilizimi mund të quhet ai i një mësuese italiane, e cila ka strehuar në banesën e saj nxënësen e saj shqiptare dhe familjen të cilët rrezikoheshin të liheshin në rrugë pas dëbimit që kishin marrë nga apartamenti ku jetonin prej 10 vitesh pasi nuk kishin pasur mundësi të shlyenin qiranë për një kohë të gjatë.

Sipas mediave italiane, mësuesja italiane e shkollës fillore nuk ka menduar dy herë, por i ka hapur dyert nxënëses së saj 14 vjeçare, dhe dy prindërve të saj.  

‘Ata nuk dinin se ku të shkonin. Më dukej gjëja më e natyrshme në botë. Ai fëmijë ishte nxënësi im dhe unë ende kam një kujtim të bukur për të. Unë e ndihmoj këtë familje miqsh sa mundem, edhe nëse kjo nuk është zgjidhja e dëshirueshme në një shtet ligjor, veçanërisht nëse ekziston prania e një vajze të mitur ”.

Emri i mësuees është Maria Vittoria Marchese dhe ajo jep mësime në shkollën Collodi, në zonën Cure, ku fëmija shqiptar shkon në shkollë.

Të premten e kaluar, familja, e cila kishte jetuar në një apartament për më shumë se dhjetë vjet, u njoh me masën e dëbimit nga apartamenti për mospagim të qirasë. Kjo ndodhi pasi kryefamiljari i shtëpisë, kishte dy vite që kishte humbur vendin e punës dhe nuk kishte pasur mundësi të paguante qiranë për gati dy vjet. Pas dëbimit, një zinxhir i vërtetë solidariteti u vu në lëvizje.

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco