Taksa e ndërtesës, UKT: Ç'duhet të bëjë pensionisti që të përjashtohet prej saj

Taksa e ndërtesës, UKT: Ç'duhet të bëjë pensionisti që të përjashtohet prej saj

12:57, 19/12/2019
A+ Aa A-

Ujësjellës Kanalizime Tirana njoftoi sot se cilat janë procedurat që një pensionist kryefamiljar duhet të ndjekë nëse nuk është përjashtuar nga taksa e ndërtesës.

Sipas UKT, referuar nenit 22 pika 6 e Ligjit nr.9632, date 30.10.2006 "Per sistemin e taksave vendore" i ndryshuar, përjashtohen nga taksa mbi ndërtesën kategoritë si vijon:

pasuritë e paluajtshme-ndërtesa, pronë e subjekteve juridike ose fizike, që në bazë të marrëveshjeve me bashkitë përdoren nga këto të fundit si banesa sociale

ndërtesat që përdoren nga komunitetet fetare, në funksion të veprimtarisë së tyre

ndërtesat e banimit, të deklaruara si vendbanim nga kryefamiljarët që përfitojnë vet?m pension pleqërie/pension social, kur familja e tyre përbëhet vet?m nga pensionistë, ose dhe me persona në ngarkim të tyre, që janë të paaftë për punë

ndërtesat e banimit të kryefamiljarëve që trajtohen me ndihmë ekonomike;

Ndaj për t'u përjashtuar nga taksa, pensionisti duhet të aplikojë pranë njësisë përkatëse administrative, duke paraqitur:
1.Librezë uji ose Faturë uji
2.ID
3.Librezë pensioni
4.Certifikatën e pronësisë

SI LLOGARITET TAKSA E NDERTESES, SIPAS UKT

Taksa e ndërtesës e llogaritur me formulën e re është reflektuar në faturën e ujit të muajit nëntor.

taksa llogaritet mbi bazën e sipërfaqes dhe vlerës së ndërtesës që ju keni në pronësi.

Nëse ju e keni kryer vetëdeklarimin:
Sipërfaqja e banesës X çmimi vleresues X 0.05% = Detyrimi vjetor

Detyrimi mujor përftohet duke pjestuar detyrimin vjetor me 12 (muaj). Kjo është vlera mujore e takses që shikoni në faturë.

Shembull
(Apartament me sipërfaqe 70 m² x cmim vlerësues 60.000 lek/m²) x 0.05% = 2 100 Lek/vit
2 100 Lek (Taksa Vjetore) : 12 muaj = 175 Lek/muaj
Vlera e Taksës mbi Ndërtesën përfshirë në faturën mujore do të jetë 175 lek.

Nëse nuk e keni kryer vetëdeklarimin, kjo përllogaritje është bërë sipas sipërfaqes së prezumuar. Ligji përcakton që deri në momentin që të disponohet dokumentacioni i saktë për taksimin përdoret sipërfaqja e përcaktuar 70m2 për banesa ndërtuar para vitit ’93 dhe 100m2 për ndërtesa të ndërtuar pas vitit ’93. Për çdo pyetje tjetër, shkruan UKT,  mos hezitoni të na shkruani në faqen tonë ose të telefononi në numrin e gjelbër pa pagesë 0800 44 88

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco