Tjetër shkollë në Tiranë me dy akt-konstatime/ Prindërit të pasigurtë për fëmijët

Tjetër shkollë në Tiranë me dy akt-konstatime/ Prindërit të pasigurtë për fëmijët

11:10, 19/12/2019
A+ Aa A-

Ashtu si në shumë shkolla në Tiranë, mësimi pas tërmetit të 26 nëntorit u pezullua edhe në shkollën 9-vjeçare" Kongresi i Lushnjes" në zonën pranë Oxhakut.

Instituti i Ndërtimi me 3 dhjetor lëshoi një akt-konstatimi se shkolla është e pabanueshme për shkak të dëmeve nga tërmeti.

Por më 5 dhjetor shkolla u rihap dhe ka vijuar procesi mësimor. Gjatë gjithë këtyre ditëve prindërit kanë ngritur shqetësimin se fëmijët e tyre mund të jenë të rrezikuar.

Gjatë takimit që kanë pasur ditën e djeshme me drejtoreshën e shkollës kanë kërkuar një tjetër akt-konstatim nga Instituti i Ndërtimit, i cili ka ardhur në fakt.

Në akt-konstatimin që mban datën 18 dhjetor thuhet se kjo shkollë është e banueshme.

Por kjo qasje ka shqetësuar prindërit, të cilët po mblidhen sot para shkollës për të protestuar për dy akt-konstatimet e Institutit, pasi ndihen të pasigurtë për fëmijët e tyre. /Oranews

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco