VIDEO/ Gruaja: Ai e ka vendin në rrugë, të qërohet! Burri: O Zonja ime, të betohem…

VIDEO/ Gruaja: Ai e ka vendin në rrugë, të qërohet! Burri: O Zonja ime, të betohem…

23:45, 15/12/2019
A+ Aa A-

Seanca e ndërmjetësimit sot në “Shihemi në gjyq” solli përballë njëri-tjetrit burrë dhe grua. Ata prej 4 vitesh janë në konflikt për shkak të shtëpisë që kanë në fshat. Rezulton një aktmarrëveshje që tregon se zoti Gani e ka shitur shtëpinë, por sipas tij kjo nuk është e vërtetë sepse ai nuk ka hedhur asnjë firmë në dokumentin e pretenduar.

Zoti Gani nuk i ka treguar gruas së tij për marrëveshjet që ai ka bërë me shtëpinë dhe kjo ka shërbyer si konflikt mes tij dhe gruas. Grindjet kanë çuar deri aty sa ajo e ka përzënë bashkëshortin edhe nga shtëpia dhe nuk pranon që ai të rikthehet sërish.

Gani: O gruaja ime, unë nuk e kam shitur shtëpinë, horrat e kanë bërë këtë copë letër… Kanë futur veten në një llum të paparë..

Deja: Nuk dua t’ja di fare, ata mos i përmend fare. Unë dua shtëpinë, gjeje nga të duash, merru vesh me ata. Ti nuk ke më punë me kalamajtë e mi.

Gani: Nuk e ka shkruajtur dora ime këtë letër. E kam deklaruar në gjykatë, nëse kam shkruajtur këtë letër, nëse kam hedhur këto firma, unë ia fal jetën drejtësisë, varem në llampë dhe të më shohim bashkëfshatarët e mi.

Eni Çobani: Ju e keni ditur Zonjë? Çfarë e dinit qeraxhi?

Deja: E dija me qira. 100 mijë lekë në muaj.

Eni Çobani: Keni marrë ndonjëherë qira?

Deja: Jo, jo!

Eni Çobani: Ku keni qenë në dijeni të kësaj aktmarrëveshje?

Deja: Jo!

Eni Çobani: Të kujtohet ty zotëri që ke hedhur firmën?

Gani: Jo!

Eni Çobani: Çfarë doni zonjë nga Ganiu?

Deja: Të ma sjellë shtëpinë tek dora. Ai e ka vendin në rrugë, nuk e dua, të qërohet mos e shoh. Më ka mërzitur jetën.

Gani: O Zonja ime nuk e kam shitur shtëpinë, të betohem seriozisht… Unë u mashtrova duke pritur, thashë njeri me hall.

Eni Çobani: Çfarë do t’i thuash Dejës?

Gani: Çfarë t’i them plakës unë? Unë jam 70 vjeç, edhe sot rri jashtë, ha ushqim të thatë. Edhe këtë këmishën që kam marrë këtu sot, e kam larë në lavanderi, Zonja Eni. Më shohin fëmijët me sy tjetër.

Deja: Unë besoj tek ti se ka drejtësi, Zonja Eni.

Eni Çobani: Në rastin tënd, se po më detyron të ta them, unë do të të vihem vetëm me një kusht, është hera e parë që unë e vë një kusht. Tani nëse ti Ganiun e lë jashtë…

Deja: Jashtë!

Eni Çobani: Unë nuk të ndihmoj. Ti lë Ganiun jashtë pë një shtëpi në Ishëm që nëqoftëse s’ka bërë 4, ka bërë 10 milion… Po nuk lihet burri i 47 viteve. Deje unë do të ndihmoj, ti Ganiun do ta marrësh?

Deja: Ganiun jo, nuk e dua. Ndihem shumë e mërzitur. Po e jap fjalën ta marr në shtëpi, por dua shtëpinë, ta gjejë ku të dojë.

Eni Çobani: Tani drejtpërsëdrejti do shkosh ta përqafosh Ganiun?

Deja: Ec o ta marri dreqi qafën tate! /tvklan.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco