Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës

VIDEO/ 30 vite duke mbledhur mbeturina, koleksionisti: Plehrat e dikujt, mund të jenë ‘thesar’ për dikë!

VIDEO/ 30 vite duke mbledhur mbeturina, koleksionisti: Plehrat e dikujt, mund të jenë ‘thesar’ për dikë!

20:53, 14/12/2019
A+ Aa A-

Nelson Molina, gjatë tre dekadave të fundit, ka punuar duke mbledhur plehra në Nju Jork dhe duke parë gjëra me vlerë, në mbeturinat e njerëzve të tjerë, gjatë tre dekadave të fundit.

Për vite me radhë ai ka ruajtur sende të veçanta që pronarët e tyre i kanë hedhur.

Korrespondenti i Zërit të Amerikës Vladimir Lenski u takua me koleksionistin e pazakontë.

Plehrat e një njeriu mund të jenë thesar për një tjetër. Përvoja e Nelson Molinës i jep kuptim kësaj shprehjeje. Për 34 vite, ish-grumbulluesi i mbeturinave të Nju Jorkut ka gjetur sende me vlerë në plehra dhe ka një koleksion artikujsh që tregojnë historinë e lagjes së Harlemit Lindor.

"Kjo ishte teknologji e lartë kur ne ishim fëmijë; është një kasetofon … nga vitet 70 apo 80. Kur e gjeta, punonte, kështu që e vura në garazh. Luaja muzikë të Frank Sinatrës, I ngrija zërin dhe punoja", thotë Nelsoni.

Kur doli në pension, nga një grumbullues plehrash, Nelson Molina u bë koleksionist.

“Kam një ndjesi kur kap një qese me plehra.. E di kur ka diçka me vlerë aty apo delikate. Dhe në vend që ta marr e ta hedh në kamion, tregohem më i kujdesshëm që të mos e dëmtoj…”

Kur Nelson Molina vendosi të shpalosë koleksionin e tij me 44 mijë artikuj, zgjodhi vendin ideal – një garazh gjigand në ndërtesën e Departamentit të Shërbimeve Komunale të qytetit të Nju Jorkut.

Një pjesë e koleksionit të tij u shfaq edhe në një muze të ngritur nga organizata Open House në Nju Jork..

"Synimi i kësaj ekspozite është të nxjerr në pah historitë e qytetit të Nju Jorkut. Elementin magjik të qytetit që është i veçantë për lagjet dhe sidomos për njerëzit në këto komunitete. Një nga pjesët më të vjetra të kësaj ekspozite që përfshin 300 pjesë nga 45 mijë artikujt e koleksionit të Nelsonit, daton në vitin 1901 – është pasaporta e një imigranti nga Gjermania. Ekspozita tregon shumë për njerëzit që jetonin në ato lagje”, thotë Alicia Grullon, kuratore e muzeut.

Në koleksionin e Nelson Molinës ka edhe portrete personale, disa prej tyre mbi 100 vjeçare.

"Të gjitha këto fotografi i kam gjetur në kohë të ndryshme. Ka të vitit 1901, 1935, 1939... Ka një ditar nga viti 1922, një tjetër i vitit 1920. // Nuk mund të lexoja çfarë shkruhej!"

Në koleksion ka pjesë të historisë dhe kulturës pop. Një nga veprat e Molierit publikuar në Paris në vitin 1810 dhe një lodër që projekton imazhe nga filmi Batman.

Lodrat kanë qënë gjithmonë të veçanta për Nelson Molinën.

"Kisha dy vëllezër dhe tre motra. Nuk merrnim shumë dhurata për Krishlindje, kështu që një javë përpara festave dilja dhe kërkoja të gjeja në plehra lodrat e vjetra që mund të kishin hedhur njerëzit. Kur vija në shtëpi me një çantë të vogël për vëllezërit dhe motrat e mija ishte si të hynte Santa! "

Nelson Molina beson se njerëzit hedhin gjëra me vlerë që mund të përdoren ende.

"Ai ka një qasje shumë të përgjegjshme ndaj problemit të konsumit të tepruar. Mendoj se çdo njujorkez, çdo person mund të mësojë nga kjo dhe shpresojmë të rishikojnë zakonet e tyre të hedhjes së mbeturinave dhe të mendojnë pak më shumë rreth konsumit vetiak dhe si mund ta pakësojmë atë", thotë Maggie Lee me Departamentin e Shërbimeve Komunale.

Nelson Molina beson se koleksioni i tij i përket qytetit - në fund të fundit, plehrat e qytetit janë pronë komunale. Por aftësia për të parë bukurinë dhe thesarin aty ku njerëzit e tjerë shohin vetëm mbeturina - kjo është e gjitha meritë e tij.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco