E shtunë me shira dhe stuhi, borë në male Parku Kombëtar "Bredhi i Drenovës", Korçë, bora e parë, dhjetor 2019

E shtunë me shira dhe stuhi, borë në male

07:08, 14/12/2019

E shtunë, 14 dhjetor 2019. Vendi ynë do të ndikohet në orët e para të mëngjesit nga kalimi i një fronti të fothtë ku priten reshje shiu me intesitet dhe stuhi në zonën e Ultësirës perëndimore, ndërsa në zonat malore në lartësi 600-800 metra do të ketë rreshje bore. 

Pasdite moti do të përmirësohet. Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. 

Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,0-1,5 metër në det të hapur.  Temperaturat min dhe max: 

Zonat  malore 0/8°C 

Zonat e ulëta  7/16°C

Zonat bregdetare 10/17°C

RTSH/ Meteorologe: Rezarta Xhakollari

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco