Reshje intensive në të gjithë vendin dhe borë në zonat malore/ Ja parashikimi i motit për nesër

Reshje intensive në të gjithë vendin dhe borë në zonat malore/ Ja parashikimi i motit për nesër

23:15, 13/12/2019

Parashikimi i Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit – IGJEUM

RESHJET

Nesër (e shtunë, dt. 14) priten reshje intensive në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër dhe mesatare ose lokalisht mesatare në të gjitha qarqet e tjera.

Intensiteti i reshjeve do të vijë duke u rritur gjatë fundit të ditës së sotme dhe mëngjesit të ditës së nesërme.

Në terrenet malore, reshjet do të jenë kryesisht në formë dëbore.

TEMPERATURAT

Nesër (e shtunë, dt. 14) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 9 / 15 °C

në vendet e ulëta: 9 / 15 °C

në vendet malore: 4 / 9 °C

ERA

Nesër (e shtunë, dt. 14) pritet një forcim gradual i erës. Ajo do të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa e fortë sidomos në bregdet, ku për momente do t’i kalojë 40km/orë. Intensiteti i saj pritet të vijë duke u dobësuar gjatë fundit të ditës së nesërme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco