Asnjë lek për libra dhe studime/ Universitetet shqiptare shpenzojnë miliona euro për perde e rrufepritëse

Asnjë lek për libra dhe studime/ Universitetet shqiptare shpenzojnë miliona euro për perde e rrufepritëse

17:16, 13/12/2019

Të ardhurat e studentëve vijojnë të përdoren nga universitetet për dieta, karburant dhe sigurimin e godinave. Qëndresa Qytetare ka monitoruar për 8 muaj 7 universitete, ku rezulton se kanë shpenzuar 1.4 milionë lekë për investime dhe vetëm 2 mijë e 900 euro për studime dhe kërkime shkencore.

 “Universiteti Politeknik i Tiranës kryeson listën e shpenzimeve ku në 8 muaj ka paguar 100 mijë euro dieta, 160 mijë euro shpërblime dhe honorare si dhe 70 mijë euro karburant.

Në një vit, ky universitet ka shpenzuar 8.1 milionë euro, nga të cilat vetëm 12 mijë euro kanë shkuar për studime.

Të larta janë shpenzimet edhe në universitetet e rretheve.

Universiteti "Aleksandër Moisiu" në Durrës nuk ka blerë asnjë libër, por ka blerë 16 mijë euro perde kundër diellit.

Universiteti "Luigj Gurakuqi" në Shkodër është kursyer në studime dhe kërkime shkencore por ka shpallur tender 45 mijë euro për rrufepritëse.

Ndërkohë, studentët thonë se të ardhurat duhet të shkojnë për të përmbushur nevojat e tyre si përmirësimi i cilësisë së mësimdhënies apo infrastrukturës studimore.

"Bibliotekat janë shumë të varfra, literaturë jashtëzakonisht e vjetër. Vazhdon të harxhohet pafund naftë, karburant për makina, por nuk ka ngrohje në universitete", shprehen ata për Ora News.

Një vit më parë, studentët kërkuan nga drejtuesit e universiteteve reduktim të shpenzimeve të luksit, por pavarësisht protestave duket se kërkesat ende nuk janë reflektuar. 

Më poshtë, shpenzimet për të gjitha universitetet shtetërore në vend:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

ekonomist14/12/2019 14:53

Kjo organizate nuk ka kapacitete te lexoj buxhetin dhe jo me ta komentoj. Si ka mundesi qe UT shpenzon me pak se UPT dhe vihet ne rresht me universitetet e rreteve. Mos keni pare vetem buxhetin e Rektoratit???? Fakultetet jane njesi shpenzuese me vete dhe i kane shpenzimet te ndara.

Shto koment

Denonco