Vjen nga Polonia, asgjësohet 2130 kg mish pule

Vjen nga Polonia, asgjësohet 2130 kg mish pule

11:14, 13/12/2019

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në  Vlorë ka bërë asgjësimin e 2130 kg mish pule. Mësohet se produkti kishte mbërritur nga Polonia me destinacion Shqipërinë.

Drejtoria Rajonale e AKU Vlorë, pas marrjes së informacionit nga sistemi RASFF (Sistemi i informimit të shpejtë për ushqim dhe ushqim për kafshë),  nëpërmjet Drejtorisë së Përgjithshme për praninë e Salmonella Enterica Ser.

Enteritidis në një ngarkesë me produkt ‘mish pule’ me origjinë nga Polonia, kreu menjëherë kontrollin në subjektin me aktivitet ‘Tregtimin e produkteve dhe nënprodukteve të qumështit dhe tregtimin e produkteve dhe nënprodukteve të mishit’.

Në subjekt ka mbërritur ngarkesa me produktin ‘Mish pule’ në sasinë prej 2130 kg i papërpunuar, i paketuar në kuti kartoni 10 kg dhe i ngrirë në temperaturë -18 °c, i cili pas kryerjes së analizave në momentin e nisjes për në Republikën e Shqipërisë, rezultoi me prezencë të Salmonella Enterica Ser. Enteritidis.

Referuar gjetjeve të ardhura nga inspektimi i kryer pas njoftimit të ardhur nga sistemi RASFF, trupa inspektuese kreu procedurën e bllokimit të produktit deri në marrjen e masave për asgjësimin e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco