Dalin datat e provimit të Maturës Shtetërore

Dalin datat e provimit të Maturës Shtetërore

10:07, 13/12/2019

Publikohen datat e provimit të Maturës Shtetërore. Si asnjëherë më parë, procesi i Maturës Shtetërore ka nisur që në nëntor, vetëm dy muaj pasi nxënësit nisën vitin e fundit të shkollës së mesme. Shumë pak maturantë janë në dijeni që aplikimet për provimet e maturës kanë pak ditë që kanë nisur.

Të paktën kështu thonë afatet e përcaktuara në urdhrin 58 të QSHA-së, që mban datën 11 nëntor, por që është publikuar vetëm një ditë më parë, njofton Matura Shtetërore. Procedura e aplikimeve është e njëjtë, nga portali qeveritar në atë të maturës. Afatet e aplikimeve janë ato që afrohen gjithnjë e më shumë, vit pas viti.

“Maturanti/kandidati bën aplikimin online, fillimisht në portalin qeveritar ealbania, në periudhën 15 nëntor-13 dhjetor 2019, dhe më pas në portalin ‘Matura Shtetërore’ 2020, në periudhën 18 nëntor13 dhjetor 2019”. Si gjithnjë, besohet që në fund të këtij afati të ketë edhe pak ditë në dispozicion për maturantë, të cilët për arsye të ndryshme nuk aplikojnë brenda kohës së përcaktuar.

Ndaj, rregullorja lë shteg të hapur edhe për ta. “Aplikimi në portalin ‘Matura Shtetërore 2020’ bëhet edhe sipas afateve të vendosura nga QSHA”.

Çdo gjë do të jetë transparente. Pas plotësimit të formularëve, maturantët do të kenë mundësi të verifikojnë bazën e të dhënave që kanë plotësuar dhe të saktësojnë në rast gabimi. Një kopje e zgjedhjes fillestare që kanë bërë do të afishohet në shkollë dhe deri në datën 10 janar mund të bëhen korrigjime të mundshme. Ashtu si aplikimet, e gjithë procedura formale, që nga lista e qendrave për provime e deri te të dhënat e maturantëve, do të mundësohet në kohë rekord, me qëllimin për t’i paraprirë procesit të garës në universitete. Ndërkohë që maturantët testohen, të dhënat e tyre, bashkë me ato të vitit të fundit, do të kalkulohen nga shkollat për t’ia nisur QSHA-së dhe më pas IAL-ve, të cilat do të përzgjedhin më të mirët bazuar mbi to.

Datat e provimit të Maturës Shtetërore.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco