Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Rama arreston drejtorët e Veliajt

UKD: Durrsakëve të prekur nga tërmeti iu pezullohen kontratat e ujit

UKD: Durrsakëve të prekur nga tërmeti iu pezullohen kontratat e ujit

09:14, 13/12/2019
A+ Aa A-

Ndërmarrja e Ujësjellësit në Durrës njoftoi abonentët, që janë larguar nga banesat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, se mund t'i pezullojnë kontratat e furnizimit me ujë me UKD duke filluar që nga ky muaj.

UKD tha se pezullimi i kontratës do të jetë falas, ndërkohë që më parë ky veprim kushtonte 2000 lekë.

Për pezullimin e përkohshëm të kontratës abonentët duhet të paraqiten personalisht pranë zyrave të UKD-së dhe të kenë me vete librezën e ujit dhe kartën e identitetit. Afati për pezullimin e kontratave është deri në 31 janar 2020.

Në lidhje me pagesën e faturës për muajin nëntor, UKD njofton se nuk do të aplikohet kamatë në rast të vonesës nga ana e qytetarëve, duke pasur parasysh problemet e shfaqura nga pasojat e tërmetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco