Moti për të mërkurën/ Ja çfarë pritet të ndodhë

Moti për të mërkurën/ Ja çfarë pritet të ndodhë

23:24, 10/12/2019
A+ Aa A-

Temperaturat do të vazhdojnë të ulen gjatë ditës së mërkurë, ndërsa priten reshje shiu dhe dëborë në zonat malore.
Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për 24 orët e ardhshme.

Më poshtë keni parashikimin e motit për të mërkurën:

Reshjet
Të mërkurë priten reshje të dobëta në të gjithë vendin, ndërsa lokalisht mesatare në qarqet Kukës, Vlorë, Gjirokastër dhe Korçë. Në zonat malore në veri dhe lindje të vendit reshjet do të jenë në formë bore.

Temperaturat 
Të mërkurën temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 10 / 14 °C
në vendet e ulëta: 9 / 13 °C
në vendet malore: 2 / 6 °C

Era 
Të mërkurën era pritet të fryjë mesatare, ndërsa në bregdet deri e fortë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco