Kur do përsëritet sërish një tërmet si i 26 Nëntorit?/ Ja çfarë thotë sizmologu i njohur shqiptar

Kur do përsëritet sërish një tërmet si i 26 Nëntorit?/ Ja çfarë thotë sizmologu i njohur shqiptar

22:26, 09/12/2019
A+ Aa A-

Profesori i sizmiologjisë, Shyqyri Aliaj ka treguar se kur mund të përsëritet një tërmet i ngjashëm me atë të 26 Nëntorit. Gjatë një interviste në “Open”, Aliaj i qetësoi të gjithë duke thënë se kjo do të kërkojë afërsisht një shekull. Sipas tij, diçka e tillë është e provuar.

“Duhet një kohë e gjatë për të tundur dy kontinentet, të paktën një shekull. Kjo tani është e provuar”, tha ai. Sipas tij, pavarësisht se Shqipëria është vend sizmik, si në komunizëm, ashtu edhe tani nuk është marrë parasysh harta e sizmiologjisë që është përgatitur prej tij dhe kolegëve të tij.

“Harta e ’56-ës u mor parasysh pas tërmetit të ’79-ës. Atëherë vajti te kryeministri i kohës, Mehmet Shehu, për t’u zëvendësuar me hartën e vjetër”, tregoi Aliaj.

Profesor Shyqyri Aliaj, së bashku me tre kolegë të tjerë, Eduard Sulstarova, Siasi Koçiu dhe Betim Muço, prezantuan në vitin 2013 një hartë të re sizmike dhe i bënë thirrje qeverisë që të azhurnonte hartat e reja në standardet kombëtare në sektorin e ndërtimit për shkak se tani po ndërtohen pallate shumëkatëshe mbi rekorde ligjore të vjetra. Pavarësisht se kjo hartë iu ofrua qeverisë, ajo nuk u mor parasysh.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco