Djali dhe gruaja i ikën para syve/ Bujar Cuka: Sa hapa derën e kuzhinës, u shemb pallati

Djali dhe gruaja i ikën para syve/ Bujar Cuka: Sa hapa derën e kuzhinës, u shemb pallati

23:06, 08/12/2019
A+ Aa A-

Tërmeti tragjik që tronditi Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit u mori jetën 51 personave dhe plagosi mbi 900 të tjerë, ka lënë të tronditur mijëra banorë dhe familjarë të traumatizuar.

Mes 51 viktima të tërmetit janë edhe dy anëtarët e familjes Cuka, nënë e bir Fatmira dhe Sardi Cuka duke lënë pas Bujarin, kryefamiljarin dhe vajzën Egi Cuka.

Bashkëshorti Bujar ishte në banesë në momentin që ndodhi tërmeti, por fatmirësisht arriti të shpëtonte.

Vajza e tij Egi ishte tek gjyshërit në Tiranë dhe mundi t’i shpëtonte termetit vrastar. Dhimbja është e papërshkrueshme për ta.

Bujari mes lotësh tregon momentet e fundit me gruan dhe djalin dhe si arriti të dilte i gjallë, pasi pallati u shemb mbi ta kur ai hapi derën për të dalë jashtë.

“Unë jam Bujar Cuka, ra tërmeti i parë djali dhe gruaja qëndroi me djalin. Ne ishim zgjuar më pas, kam hapur televizorin tek News 24, pamë tërmetin e parë që ka rënë, e fika televizorin ika nga dhoma, u ula në krevat mora telefonin mbështetur, atje ra tërmeti i fuqishëm. Hapa derën, ra paneli zuri gruan, djalin nuk e pashë, u shemb korridori, bërtisja emrat e fëmijëve. Dera nuk u hap, ishte errësirë, kishte pirg tullash u hodha nga kati i dytë. Unë nuk i kam parë as viktimat, nuk dua t’i kujtoj ashtu, dua t’i kujtoj të lumtur. Djalin tim e gjetën të përqafuar me gruan. Nuk kam forcë të flas, jam i shkatërruar. Nuk ka ardhur njeri të na pyesi”, rrëfeu i tronditur Bujari i cili ka humbur djalin dhe gruan nën rrënoja./BW

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco