‘Arbëria për Shqipërinë, jep një ndihmë për vëllezërit e goditur nga tërmeti’

‘Arbëria për Shqipërinë, jep një ndihmë për vëllezërit e goditur nga tërmeti’

14:43, 06/12/2019
A+ Aa A-

 

Kryetarët e bashkive arbëreshe të Kalabrisë bashkë me komunitetet e tyre janë pranë popullit shqiptar, që u godit nga një tërmet i fuqishëm në 26 Nëntor.

Sëbashku, shprehin afërsinë me të dëmtuarit dhe qeverinë shqiptare, duke marrë angazhimin për të vendosur në bilancet e komunave të tyre një kontribut në para; duke promovuar mbledhje të ardhurash, nëpërmjet një llogarie bankare të vetme, të cilat do të çohen për realizimin e projekteve përfundimtare; duke ofruar gatishmërinë për të pritur e akomoduar studentë të rinj në nevojë, të zonave të prekura nga tërmeti; duke organizuar aktivitete bamirësie në bashkëpunim me shoqata dhe artistë arbëresh e duke sensibilizuar qytetarët kalabrezë që të kontribuojnë me ndihma.

Llogaria bankare ku mund të derdhen kontributet është:

IBAN: IT23 M076 0116 2000 0104 6498 935 (in caso di bonifico bancario)

c.c.p. numero: 1046498935 (in caso di versamento con bollettino postale)

e hapur në emër të Komunës së Shën Mitër Koronës me përshkrimin:

‘L’ARBERIA PER L’ALBANIA. SISMA NOVEMBRE 2019’- ‘ARBËRIA PËR SHQIPËRINË. TËRMETI NËNTOR 2019’.

Image

KOMUNIKATË

Kryetarët e bashkive të komunave Arbëreshe të Kalabrisë, që nënshkruajnë këtë komunikatë, u takuan për të vendosur sëbashku nismat që do të ndërmarrin për të ndihmuar popullin shqiptar të goditur nga tërmeti në 26 Nëntor.

Në mënyrë unanime u vendos të:

- Hapet një llogari bankare e vetme që do të publikohet, ku mund të derdhen para në ndihmë të popullit shqiptar të goditur nga tërmeti, për t’u përdorur në veprimtaritë e vendosura;

- Ofrojmë mundësi për të pritur dhe akomoduar student që kanë nevoja të vecanta;

- Organizojmë aktivitete artistike dhe sportive për të mbledhur të ardhura;

- Dedikojmë një kontribut për të prekurit nga tërmeti si administratë bashkie;

- Sensibilizojmë komunitetin arbëresh që të marr pjesë në dhurim; në këtë drejtim mjeshtëri argjendat Gerardo Sacco, me rastin e dhënies së një cmimi nga komuna e Spezzano Albanese, do të krijojë një stoli ekskluzive që do të shitet në ankand dhe, të ardhurat e të cilës, do të çohen për të prekurit nga tërmeti.

Është vendosur edhe pjesëmarrja e shoqatave kulturale dhe artistëve dhe muzikantëve arbëresh që kanë ofruar pjesëmarrjen e tyre në aktivitete për mbledhjen e të ardhurave.

Llogaria bankare ku mund të derdhni kontributin tuaj në para është:

IBAN: IT23 M076 0116 2000 0104 6498 935 (in caso di bonifico bancario)

c.c.p. numero: 1046498935 (in caso di versamento con bollettino postale)

e hapur në emër të Komunës së Shën Mitër Koronës me përshkrimin:

‘L’ARBERIA PER L’ALBANIA. SISMA NOVEMBRE 2019’- ‘ARBËRIA PËR SHQIPËRINË. TËRMETI NËNTOR 2019’.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco