Paaftësi apo frikë/ Pse nuk ju jep zgjidhje banorëve Administratori i Njësisë Dajt, Kujtim Qefalia?!

Paaftësi apo frikë/ Pse nuk ju jep zgjidhje banorëve Administratori i Njësisë Dajt, Kujtim Qefalia?!

13:34, 06/12/2019
A+ Aa A-

Në fillim të këtij viti Bashkia e Tiranës hapi zyrat e reja në zonën e Freskut, Qesarakës dhe Teleferikut.

 Këto zyra i pa nga afër dhe kreu i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj ku theksoi se këto zyra janë hapur me qëllimin që  banorët e zonës së Freskut, Qesarakës dhe ish-Fizikës Bërthamore nuk kanë pse të udhëtojnë gjatë për të marrë një shërbim në njësinë e tyre administrative.

Dhe në krye të kësaj njesie administrative vendosi vëllain e deputetit të Partisë Socialiste  Xhemal Qefalisë, Kujtim Qefalinë.

Por sa ju gjendet pranë ky administrator banorëvë në zonën e Freskut po e tregon me rastin e tërmetit të datës 26 nëntor.

Të trembur dhe të frikësuar banorët e kësaj zone janë drejtuar drejt kësaj njesie për të kërkuar ashtu siç është dhënë dhe urdhëri nga qeveria  grupe ekspertësh për të parë nëse pallatet ku ato jetojnë janë të sigurtë.

Por përgjigja nga punonjësit e kësaj njesie është : Po mbaruat pushimet dhe u kujtuat tani.

Jo vetëm kaq por njërëzit të ngarkuar nga ky administrator bëjnë sikur po punojnë.

Image

Në foton e mësipërme është njeri nga punonjësit i cili ka vetëm një bllok në duar ku mban medemek ankesat e banorëve.

Ai mban shënim vetëm emër mbiemer dhe numrin e telefonit dhe më pas shton se do të marrim ne sa të kemi inxhinierat këtu.

Ndërsa një tjetër edhe pse është gjendje emergjence del dhe pi kafe për qejfin e tij.

Image

Nuk mbarojnë këtu bëmat e kësaj njesie.

Grupet e punës dërgojnë tek banorët inxhinier i cili vjen me duar në xhepa ose maksimumi ka një çekiç në dorë dhe bën sikur po kontrollon gjëndjen e pallateve.

Image

Dhe kur banori pyet inxhierin për të marrë një përgjigje nëse ai është i sigurtë në banesën e tij përgjigja e këtyre punonjësve është : Po na pengon në punën që po bëjmë.

Nuk mbarojnë këtu gënjeshtrat e kësaj njesie ato vazhdojnë dhe më tej kur ti e pyet se kur mund të marr akt-ekspertimin e pallatit.

Hajde nesër thonë.

Ti shkon nesër dhe në njësi të përcjellin me fjalët: Do të marrim në telefon.

Por kjo telefonate nuk vjen kurrë as atë ditë kur të thonë por as në ditë në vazhdim.

Edhe mbasi nuk të kanë marrë në telefon ti shkon sërish atje nuk dorëzohesh sërish të përcjellin duke thënë ndër të tjera : Duhen 5 ditë nga kërkesa që ti ke bërë.

Por pse vallë këto punonjës nuk i kthejnë përgjigje banorëvë të kësaj zone?

Pothuajse të gjithë pallatet e ndërtuara tek zona e Freskut i’u është dhënë leja nga ky administrator, Kujtim Qefalia i cili prej vitesh ka mbajtur postin e kreut te Komunes Qesarake. /B.Sh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco