Paftësia e drejtuesve vendorë/ Kreu i njësisë 12 nuk u jep zgjidhje banorëve

Paftësia e drejtuesve vendorë/ Kreu i njësisë 12 nuk u jep zgjidhje banorëve

09:48, 05/12/2019
A+ Aa A-

Duket se paaftësia e kreut të njësisë administrative nr.12 në Tiranë, për t’i dalë zot situatës pas tërmetit, ka ngërthyer në darët e panikut, dhjetra familje në zonën e Qesarakës (Dajt) që pas tërmetit.

 Banorët i kanë kërkuar t’u konfirmojë me ekspertë nëse pallati i ri i ndërtuar vitete e fundit, është i qëndrueshëm ndaj tërmetit dhe ata të mund të banojnë në të, por kreu i njesisë administrative ka zgjedhur një rrugë shumë frytdhënëse për të mos i prishur punë vetes dhe as qeverisë që e paguan:

Ai nuk i jep përgjigje askujt!

Banorët e ndjekin këmba këmbës prej ditësh për t’i marrë aktekspertizëm, po zor se mund ta kapin zotërinë që ka rendur në qeveri për të raportuar se nuk ka asnjë problem me tërmetin.

Dyshimet më të forta tashmë kanë lindur: a është vërtet indiferent ky nëpunës i shtetit dhe i zgjedhur nga populli, apo është i paguar nga kompania e ndërtimit që të heshtë?!

Natyrshëm, nuk mund të akuzohet deri në këtë moment, por për dhjetra familje që po përjetojnë ankth duke pritur një akteskpertizë – siguri pë jetën dhe pronat e tyre – dyshimet tani janë të forta dhe nuk është çudia që ndaj tij të ngrihen padi.

Nervat e tendosura po kërkojnë thjesht një përgjigje ligjore, asgjë më tepër. Këmbana po bie.../ B.Sh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco