Kur nis procesi mësimor në vend? Ja njoftimi i rëndësishëm i Ministrisë së Arsimit

Kur nis procesi mësimor në vend? Ja njoftimi i rëndësishëm i Ministrisë së Arsimit

20:25, 04/12/2019
A+ Aa A-

Pas sqarimit të sotëm nga Ministria e Arsimit se kur do të riniste procesi mësimor në shkolla, i cili u ndërpre pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit, publikohet urdhri i firmosur nga ministrja Besa Shahni.

Kjo e fundit teksa bën me dije dhe datat se kur do të nisë shkolla në Durrës, Tiranë, Vorë, Lezhë e Kamëz e Kavajë, i ka dhënë dhe një urdhër institucioneve arsimore private. Në këtë urdhër thuhet se shkollat private do të nisin procesin mësimor pasi të kenë marrë aktet e konstatimit nga Institutii Ndërtimit në Tiranë, që konfirmojnë përdorimin e objekteve përkatëse.

Ndërkohë, siç lexohet edhe në urdhrin e mëposhtëm të MASR, në pikën 3 të tij theksohet se, institucionet private të arsimit, mund të rinisin që nesër procesin mësimor nëse marrin certefikimin nga bashkia respektive.

Njoftimi i Ministrisë:

Përshëndetje, Për të interesuarit, ju lutem gjeni më poshtë urdhërin e MASR në lidhje me rifillimin e procesit mësimor. Një pikë e rëndësishme është edhe pika 3 e këtij urdhëri mbi procesin mësimor në institucionet arsimore private, gjë që u theksua edhe në konferencën e sotme të ministres: "Shkollat dhe kopshtet private që kanë marrë konfirmimin për infrastrukturë të qëndrueshme nga Instituti i Ndërtimit, si dhe çerdhet dhe kopshtet të certifikuara nga bashkia, MUND të fillojnë mësimin që nga dita e nesërme". Faleminderit për bashkëpunimin tuaj.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco