2-vjeçarja fle prej 8 netësh në karrocë, gjyshi kërkon një çadër

2-vjeçarja fle prej 8 netësh në karrocë, gjyshi kërkon një çadër

18:13, 04/12/2019
A+ Aa A-

Xhensila, vetëm dy vjeç, ka më shumë se sa 8 net që fle në karrocë. Në datën 26 nëntor, shtëpia e saj në Manzë u trondit nga lëkundjet e tërmetit dhe është tërësisht e pabanueshme. Të gjithë anëtarët e familjes tashmë duhet të jetojnë ose në karrocë, ose në makinë.

Kërkojnë vetëm një çadër. “Për momentin, pastaj të vlerësohet shtëpia”, thotë kryefamiljari Gëzim Farruku. “Ka ardhur kryeplaku i fshatit, e kanë parë edhe inxhinierët dhe kanë ikur. Për momentin nuk kanë bërë asgjë”.

Shkatërrimi i shtëpisë i shtohet dramës së familjes. Djali dhe bashkëshortja e tij janë të dy me probleme mendore. “U ka dhënë Zoti një fëmijë, por fëmija do shërbimin, do një çadër për ta strehuar si duhet”, thotë Gëzimi. /A2 CNN

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco