Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Zyrtarisht në dimër? Reshje shiu dhe dëbore. Ja surprizat e motit për nesër

Zyrtarisht në dimër? Reshje shiu dhe dëbore. Ja surprizat e motit për nesër

23:28, 03/12/2019
A+ Aa A-

E mërkurë, 4 dhjetor 2019. Parashikimi i Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit – IGJEUM

RESHJET

Nesër (e mërkurë, dt. 04) priten reshje mesatare në qarkun e Dibrës, ndërsa në qarqet e tjera priten reshje të dobëta.

Në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan dhe Berat priten reshje lokalisht.

Në veri-lindje të vendit pritet që reshjet e borës të zbresin deri në lartësinë 400 m mbi nivelin e detit.

TEMPERATURAT

Nesër (e mërkurë, dt. 04) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 8 / 17 °C

në vendet e ulëta: 5 / 15 °C

në vendet malore: -1 / 5 °C

ERA

Nesër (e mërkurë, dt. 04) era pritet të fryjë mesatare, ndërsa në bregdet ajo pritet të fryjë deri e fortë.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco