Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Investigimi i 'RAI 3', pse është friksuar Edi Rama?

‘Pallati është krisur totalisht’/ Ndërtuesi reagon pas denoncimit të qytetares dhe garanton banorët: Asnjë arsye për panik

‘Pallati është krisur totalisht’/ Ndërtuesi reagon pas denoncimit të qytetares dhe garanton banorët: Asnjë arsye për panik

17:26, 03/12/2019
A+ Aa A-

Mijëra banorë në Tiranë vazhdojnë të kalojnë natën jashtë ose te të afërmit. Banesat e tyre janë dëmtuar, por ata ankohen se nuk po shqetësohet kush për fatin e tyre.

Një qytetare ka denoncuar pranë Syri TV dhe Syri.net, se pallati ku jetojnë prindërit e saj është totalisht i krisur, por askush nuk vjen për kontroll.

“Pallati ku banojnë prindërit e mi (ndertuar nga Colombo 2 me pronar Teodor Cuci) është totalisht i krisur nga kati i parë tek i fundit. Qenkan bërë ankesa për të ardhë për kontroll, por deri tani askush nuk është ndier”, thuhej ndër të tjera në denoncimin e qytetares.

Por nuk ka munguar as përgjigja e ndërtuesit Teodor Cuci.

Përmes një reagimi ai siguron banorët e pallatit në fjalë se, nuk ka asnjë arsye për panik pasi “struktura mbajtëse e pallatit ka reaguar shumë mirë dhe është totalisht pa asnjë problem”.

Në fund të reagimit, Cuci publikon edhe mënyrat e kontaktit për çdo shqetësim nga ana e banorëve dhe familjarëve të tyre.

Reagimi i plotë i ndërtuesit:

I shqetesuar nga mesazhi i dhene nga qytetarja prinderit e se ciles,banojne ne pallatin e bere nga Colombo II ,ne rrugen Riza Cerova -Tirane,edhe pse kisha marr shume mesazhe nga banoret e tij,menjehere pas termetit,qe me siguronin se Pallati nuk kishte demtime shqetesuese,por vetem disa plasaritje e krisje te disa mureve ndares,vendosa te beja nje vizite te kujdesshme te ambientet e Pallatit.

Pike se pari, dua ti garantoj te gjithe banoret qe nuk me kane kontaktuar akoma, se struktura mbajtese e pallatit ka reaguar shume mire dhe eshte totalisht pa asnje problem. Nuk verehet asnje krisje sado e vogel ne konstruksionon mbajtes(kollonat,trare,soleta). Muret perimetrale kane reaguar shume mire,duke patur pak ose aspak plasaritje te vogla.

Nje pjese e mureve sidomos ne katin e dyte e te trete,kane pesuar plasaritje apo krisje,por absolutisht pa probleme te qenesishme (Sic mund te konstatohet ne te gjithe godinat me strukture mbajtese beton arme,keto plasaritje te disa mure,jane te pranishme,sidomos ne katin e dyte e te trete).

Keto plasaritje jane lehtesisht te riparueshme dhe sic e theksova nuk perbejne asnje problem per shqetesim e jo me per panik.

Per cdo problem qe eshte sado pak shqetesues,per ata banore qe nuk e kan numrin tim te telefonit,mund te me telefonojne ne nr tim 0682034320 ose te me shkruajne ne e mail:teodor.cuci@gmail.com

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco