Zoti e bekon, pasi tërmeti e la pa shtëpi! Gruaja shtatzënë në çadër, sjell në jetë një vajzë

Zoti e bekon, pasi tërmeti e la pa shtëpi! Gruaja shtatzënë në çadër, sjell në jetë një vajzë

20:37, 02/12/2019
A+ Aa A-

Tërmeti i fuqishëm që goditi vendin më 26 nëntor, shembi banesën e familjes Sula nga Manza e Durrësit dhe që prej asaj dite familja jetonte në çadër.

Mes familjes Sulaj, ndodhej edhe Ardjana, gruaja shtatzënë, e cila ndonëse e strehuar në çadër, në muajin e nëntë të shtatzënisë, solli në jetë vajzën e saj Ajsel.

Lajmi emocionues për këtë mrekulli, e ka bërë publik ë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në një postim në Facebook.

Postimi i plotë:

“Mrekullia e jetës “

Ndërsa familja Sula ka mbetur e pastrehë si pasojë e tërmetit dhe është strehuar në çadrën e emergjencës në Manëz, pak orë më parë ka lindur Ajsel, vajza e tyre, që gëzon shëndet të plotë bashkë me mami Ardjanën.

Ajsel #TiNukDoJeshKurrëVetëm”, shkruan ministrja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco